Meta: Zgjedhjet vendore me standarde
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, priti sot Bashkëraporterët e Komisionit të Monitorimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, z. Jonathan Evans dhe z. Andrej Hunko. Meta vuri në dukje se duke vlerësuar bashkëpunimin e ngushtë me Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, veçanërisht në kuadër të implementimit të rekomandimeve të Bashkëraporterëve, fokusi i Kuvendit mbetet zbatimi i planit të veprimit në funksion të rritjes së transparencës, bashkëpunimit me shoqërinë civile dhe institucionet e pavarura si dhe forcimi i rolit mbikëqyrës.

Takimi mes Kryetarit të Kuvendit dhe Bashkëraporterëve të AP të Këshillit të Evropës u përqendrua në punën e deritanishme për avancimin e reformës në drejtësi, në zhvillimin e zgjedhjeve të fundit të pushtetit vendor dhe në zbatimin e reformës së ndarjes së re administrativo-territoriale.

Gjatë bisedës, Meta vuri theksin në arritjen e standardeve të suksesshme të zgjedhjeve për pushtetin vendor, të cilat i dhanë jetë ndarjes së re administrative e territoriale dhe konfirmuan vullnetin e lirë të qytetarëve shqiptarë për të zgjedhur Kryetarët e 61 bashkive të reja. /albeu.com/


Shtuar më 29/06/2015, ora 13:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori