"Duhet të vijë kërkesa për zhdekretimin e
ministrit të
jashtëm Edi
Rama, i cili është
ministër i
jashtëm dhe emërimi i ministres së re është i lidhur me zhdekretimin e tij si
ministër i
jashtëm..."
Dorëheqja e
ministrit në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj dhe emërimi nga kryeministri Edi
Rama i disa ministrave të rinj, ishte lajmi i ditës.
Por për Presidentin e Republikës Ilir Meta kemi të bëjmë vetëm me largimin nga detyra të një zv.ministri dhe për emërimin e ministres së re, në këtë rast, Olta Xhaçka, duhet zhdekretimi i
ministrit të
jashtëm që është kryeministri Edi
Rama.
“Për rastin konkret, kemi të bëjmë me një zv.
ministër, i cili ka dhënë dorëheqjen dhe nuk ka lidhje me ministren e jashtme në rastin konkret.
Duhet të vijë kërkesa për zhdekretimin e
ministrit të
jashtëm Edi
Rama, i cili është
ministër i
jashtëm dhe emërimi i ministres së re është i lidhur me zhdekretimin e tij si
ministër i
jashtëm.
Nuk kam lidhje me detyrën e zv.
ministrit. Ikja është një akt vullnetar”, – u shpreh presidenti Meta në një intervistë./Ora News
Shtuar më 29/12/2020,
ora 23:30