Meta zbulon informacionin sekret: Një ngjarje e rëndë do ndodhte në Tiranë
Gjatë fjalës së tij para Komisionit Hetimor për shkarkimin e tij, Presidenti Meta zbuloi edhe disa informacione që sipas tij i kishin ardhur në tavolinë nga institucionet e sigurisë.

Sipas Metës, ai i shtyu zgjedhjet e 30 qershorit përmes dekretit pasi kishte informacione për trazira në vend, ku një ndër këto episode ishte edhe djegia e Kuvendit gjatë asaj date.

"Nga burime tërësisht të besueshme është njoftuar se persona të caktuar do të digjnin Kuvendin e Shqipërisë", tha Meta.

Presidenti për shkak të detyrës së tij ka pasur informacione të mjaftueshme si në rrugë zyrtare dhe shtetërore, edhe përmes burimeve të tjera për përpjekje për të organizuar akte destabilizimi në vend.

Në mënyrë të vecantë në datën 7 qershor një ditë para se presidenti të bënte publik vendimin për shfuqizimin e datës 30 qershor ka marrë një informacion që është sekret dhe i klasifikuar, nëse komisioni do të njihet mund të ndodhë, pasi të merrej leja dhe te verifikohen certifikatat e sigurisë të anëtarëve të komisionit.

Me pak fjalë, ky informacion bënte të qartë që persona të caktuar do të përpiqeshin të shfrytëzonin mitingun e opozitës më 8 qershor, edhe për djegien e kuvendit të Shqipërisë”- tha Meta.
Shtuar më 09/09/2019, ora 11:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori