Meta vizitë në McCain Institute, këtë thotë për Senatorin
Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka bërë një vizitë edhe në Institutin John McCain gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku është takuar me drejtuesit e tij.

Kreu i Shtetit krah drejtorit ekzekutiv, Ambasador Kurt Volker, ka vlerësuar kontributin e rëndësishëm të senatorit të ndjerë John McCain si për Kosovën ashtu edhe për Shqipërinë.

“I nderuar të vizitoja McCain Institute dhe të takoja drejtorin ekzekutiv, Ambasador Kurt Volker. Mirënjohës për Senatorin John McCain, në veçanti për kontributin e tij për lirinë e pavarësinë e Kosovës dhe anëtarësimin e Shqipërisë në NATO”, shkruan Meta pas takimit. /albeu.com/
Shtuar më 04/10/2018, ora 09:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori