Digjet një “Smart” gjatë natës në Durrës, dyshimet e para

Gjatë orëve të vona të natës së djeshme, një mjet tip “Smart” është djegur.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e plazhit, në Durrës.

Dyshimet e para janë se shkak ka qenë një shkëndijë elektrike, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes kanë nisur.

Njoftimi i policisë:

Më datë 01.03.2022, gjatë natës, është djegur mjeti në pronësi të shtetasit D. K., 46 vjeç. Paraprakisht dyshohet se djegia e mjetit është shkaktuar nga një defekt teknik. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /albeu.com


Shtuar 1.03.2022 10:47

Tags: ,