Presidenti Ilir
Meta ka uruar sot të gjithë besimtarët bektashi me rastin e festës së
Sulltan Nevruzit.
Kreu i shtetit thotë se
këto momente “të kthehen në lutje drejt Zotit”.
Postimi i Presidentit Meta:
Gëzuar Festën e
Sulltan Nevruzit dhe Pranverë në zemrën e çdo shqiptari dhe besimtari bektashian! Festimet Tuaja në
këto momente të vështira, por në një ditë që përkon me lindjen e Imam Aliut dhe që simbolizon lindjen e shpresës e rigjallërimit të natyrës, le të kthehen në lutje drejt Zotit për shëndetin e çdo anëtari të familjes Tuaj dhe të gjithë shqiptarëve!
Së bashku do t’ia dalim!
Zoti qoftë me ne gjithmonë!
Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe kombin shqiptar!
Shtuar më 22/03/2020,
ora 09:38