Meta uron qeverinë "Rama 2": Suksese dhe rezultate sa më pozitive
Pëlqej
Presidenti i vendit Ilir Meta ka pershendetur edhe me nje fjale rasti kabinetin e ri qeveritar pas betimit ne Presidence.

Duke iu uruar suksese qeverise se re, ai i ka kerkuar të përshpejtohet zbatimi i reformës në Drejtësi.

“Të përballoni me sukses sfidat që keni përpara. Qeveria dhe Opozita të bashkëpunojnë”, tha Meta.

Suksese dhe rezultate sa më pozitive në qeverisjen e vendit.
Shqiptarët presin përgjegjësi të mëdha për të përballuar me sukses sfidat që kemi përpara. Si president theksoj rëndësinë për zbatimin e reformës në drejtësi për të krijuar sa më shpejt institucionet e drejtësisë për nisjen e luftës kundër korrupsionit dhe përmirësimit të klimës së biznesit. Anëtarësimi i Shqipërisë në BE aspiratë kombëtare, qeveria dhe opozita të bashkëpunojnë ngushtë për përmbushjen e reformave kyçe me qëllim çeljen e negociatave sa më shpejt të jetë e mundur”. /albeu.com/
Shtuar më 13/09/2017, ora 17:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori