Meta, ultimatum Ramës: Jo ftesa formale, takohemi dhe zgjidhim krizën
Pas deklaratave të kryeministrit Rama për dialog dhe zgjidhje të krizës politike, në deklaratë për shtyp ka dalë edhe kryetari i Kuvendit Ilir Meta i cili gjithashtu ka dhënë mesazhe të forta për gjendjen politike në vend.

Duke e quajtur situatën emergjente për zgjidhje me dialog dhe jo çështe të fortësh, e kush e terheq me fort litarin, Meta i ka kujtuar kryeministrit Rama se nuk duhet të beje ftesa formale dialogu.

“Edi Rama nuk është vetëm kryeministër i PS dhe as vetëm i këtij koalicioni. Është kryeministër dhe ka detyrim të ofrojë besim për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Nuk duhet të ftojë formalisht për dialog por duhet të jetë i përmbajtur që të mos i japë shkak palës tjetër që ajo të përshkallëzojë me një retorikë të papranueshme duke folur për arrestime.

Ne nuk jemi as me këtë as me atë. Për dekriminalizimin i kemi dhënë të drejtë PD-së. Edhe një që e kishim ne që nuk e dinim, iku në drejtim të paditur, siç po ikin dhe shumë gjëra të tjera.

Nëse ikën Meta e ministrat, LSI nuk ka asnjë rrjedhje vote, patëm ndonjë humbje në 2013 që ikëm nga PD? Dolëm në opozitë edhe pse në kushte të vështira, u hoqën shumë njerëz nga puna e me radhë.

Pas kësaj mbledhjeje, ne të bisedojmë me Ramën edhe si kreu i PS në radhë të parë për këtë situatë dhe si ne të marrim të gjitha përgjegjësitë që vendi të shkojë në zgjedhje të lira e ta mbyllim këtë histori, kush e nisi e si e nisi, se e vërteta është që filloi në Libofshë atëherë, në 94, aty u përdor për herë të parë forca e shtetit për të trysnuar mbi njerëzit për të bërë presion për votat dhe në atë kohë president ishte Berisha”- tha ai./albeu.com/

Shtuar më 14/04/2017, ora 14:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori