U shpall dje në kërkim, 50-vjeçari nga Kavaja gjendet i vdekur në një kasolle

Një 50-vjeçar nga Kavaja është gjetur i pajetë në një kasolle.

Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme rreth orës 12:40.

Policia njofton se në fshatin Gosë e Madhe, Rrogozhinë, në një kasolle, është gjetur dyshohet i vetëvarur shtetasi F. M., 50 vjeç.

Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Ky shtetas është shpallur në kërkim ditën e djeshme, nga Komisariati i Policisë Kavajë, pas kallëzimit të bërë nga familjarët për largim nga banesa./Albeu.com/


Shtuar 6.05.2023 13:39