Meta u gjobit pasi shkoi në ditëlindjen e Bes Kallakut, Rama: E pështirë!
Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër ndaj gjobës së vënë ndaj presidentit Ilir Meta dhe Monika Kryemadhit, pasi morën pjesë në ditëlindjen e aktorit Bes Kallaku.

Gjatë një prononcimi për mediat, Rama e cilësoi si një shfaqje të pështirë jo vetëm karshi ligjit por edhe ndaj shëndetit.

“Unë nuk vendos masa. I vendos Komiteti i Ekspertëve dhe as nuk monitoroj zbatimin e masave. Më duket e pamundur të jap përgjigje. Shembulli më skandaloz i shkeljes së ligjit nga presidenti zonja e parë dhe gjithë çeta e tyre,. Ndërkohë që është shumë eq artë për të gjithë se nuk mund të ketë grumbullime më shumë se 10 persona dhe nuk mund të bëhen festa e dasma e deri edhe ceremonitë e dhimbshme mortore me më shumë se familjarët.

Na shfaqe në një spektakël të pështirë të karshillëkut jo vetëm me ligjit por edhe me vetë shëndetin e të tjerëve në rast se nuk janë të interesuar për shëndetin e tyre. Më shumë s kaq nuk ka parë ndonjë gjë të veçantë, shëndeti është mbi të gjitha dhe sot nuk ka asnjë aktivitet politik, përfshirë edhe ato elektorale që të diskutohen ne rëndësi mbi shëndetin. Nuk jemi në fushatë thjeshtë na duhet të ndalojmë grumbullimet me më shumë se 10 veta. Duhet që të gjithë të bëjmë çmos që të shmangim daljet e panevojshme nga shtëpia”, tha Rama.

Shtuar më 24/11/2020, ora 11:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori