Meta tregon pse nuk shkoi në stadium: Iu hoq emri për arsye komerciale
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, doli me një mesazh mbrëmjen e sotme pas ndeshjes që përuroi stadiumin e rindërtuar “Qemal Stafa”, tashmë pa këtë emër.

Kryetari i shtetit duke vlerësuar tifozerinë shqiptare, shpjegon arsyen përse nuk shkoi sonte në stadium:

“Sot keni shkëlqyer me entuziazmin tuaj të pandalshëm duke treguar se tifozët më të mirë jane ata që brohorasin ekipin edhe më shumë kur është në disavantazh. Sot nuk isha dot midis jush sepse jam i palumtur për heqjen e padrejte të emrit të stadiumit tonë kombëtar për arsye komerciale!”

Megjithatë presidenti thotë se në ndeshje të tjera do të jetë i pranishëm, kur shton: “Kjo nuk do të thotë se nuk do vij në të ardhmen. Pasi ne të gjithë do të themi si gjithmonë: "Do shkojmë në Qemal Stafa!"

Në këtë pikë Meta thotë jo pa ironi se uron që mos ndërrohet për tregti dhe emri i vendit: “Shpresojmë të mos dëgjojmë ndonjë iniciativë të marrë për t’i ndërruar emrin dhe vendit për arsye komerciale”.

Në përfundim, z.Meta thotë: “Nderim për të gjithë ata që luajtën me nder me fanellën kuqezi në "Qemal Stafa" për mëse shtatë dekada!”
Shtuar më 17/11/2019, ora 23:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori