Kryetari i Kuvendit Ilir
Meta vlerësoi sot punën e deritanishme të institucionit të Avokatit të Popullit duke nënvizuar një numër nismash pozitive të ndërmarra, kryesisht në promovimin e fortë të të
drejtave të
njeriut dhe në veçanti, edhe me grupet e shtresat sociale më të rrezikuara të shoqërisë shqiptare.
“Tek Kuvendi i Shqipërisë dhe shumica e re qeverisëse ju do të gjeni vullnetin e fortë e të pandryshueshëm politik në krijimin e gjithë kushteve për respektimin e të
drejtave të
njeriut, por dhe në aktivitetin tuaj të përditshëm. Rekomandimet e bëra nga institucioni juaj, do të shqyrtohen me seriozitet maksimal dhe, rast pas rasti, ato mund të shërbejnë dhe si shtysë për inisiativa të nevojshme ligjore”, theksoi
Meta, gjatë një takimi me kreun e këtij institucioni Igli
Totozani.
Meta premtoi një bashkëpunim të vazhdueshëm, të dukshëm e të përmirësuar cilësisht në komunikimin
institucional.
Ndërsa
Totozani komentoi një sërë problematikash të institucionit që ai drejton dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit
institucional me Kuvendin e Shqipërisë.
“Jemi të inkurajuar për të qenë të vendosur në zbatimin e detyrimeve tona ligjore, në promovimin dhe mbrojtjen e të
drejtave të
njeriut në Shqipëri”, tha Avokati
Totozani duke vlerësuar edhe inisiativën e Kuvendit për të futur në rendin e ditës raportin vjetor të Avokatit të Popullit dhe raportimeve të veçanta të tij. /albeu.com/
Shtuar më 30/10/2013,
ora 16:48