Meta: Timonieri ynë ka timon por s' ka frena
Presidenti Ilir Meta sot ka thënë në një tjetër mënyrë "Mirëmëngjes" për shqiptarët.

Ai ka zgjedhur pikërisht një foto me kryeministrin Rama duke i dhënë përgjigje se çfarë është reforma.

"Zbatimi ”krijues” i Reformës.Timonieri ynë ka timon por s'ka frena, dhe si i tillë shquhet për “krijimtari” të papërmbajtshme", shkruan Meta.

Postimi i Metës

Mirëmëngjes të dashur qytetarë!
Reforma apo Ramaforma? Kjo është çështja. Po çfarë është Ramaforma? Përgjigje e thjeshtë: Zbatimi ”krijues” i Reformës.Timonieri ynë ka timon por s'ka frena, dhe si i tillë shquhet për “krijimtari” të papërmbajtshme.
Pas pak po e nisim me Kryereformën në drejtësi meqënëse pas pak ditësh nisim festimet për 3-vjetorin e miratimit të saj me 140 vota, duartrokitje dhe puthje të papërmbajtura.
Shtuar më 03/07/2019, ora 08:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori