Meta thirrje permanente Ramës: Do reflektojë deri të shtunën
Ndërsa Edi Rama nga Fieri e etiketonte Metën si Haxhi Qamili, Presidenti përmes një statusi në facebook deklaron se ka besim se Rama do reflektojë deri të shtunën. Pra të terhiqet nga 30 qershori.

Meta ka postuar një foto në facebook me Shpëtim Idrizin, kreun e PDIU-së dhe shkruan:

“Në vijim të konsultave me partitë politike, për caktimin e 13 tetorit 2019 si datë të zgjedhjeve vendore dhe zgjidhjen e krizës aktuale, prita sot në takim kryetarin e PDIU, z. Shpëtim Idrizi.

Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë i jep ekskluzivisht të drejtën për të caktuar datën e zgjedhjeve, vetëm Presidentit të Republikës.

Ndaj e ftoj opozitën të jetë më e qetë dhe të mos provokohet nga askush që kërkon trazira në Shqipëri dhe në Ballkan.

Si studentë të Dhjetorit ’90, së bashku me z.Idrizi shprehëm besimin se Kryeministri Rama do të reflektojë deri të shtunën”.
Shtuar më 27/06/2019, ora 21:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori