Meta tha se e kishte gënjyer për djegien e mandatëve, reagon hapur Kryemadhi
Mbrëmjen e kaluar, Presidenti Ilir Meta gjatë një interviste tha se bashkëshortja e tij, kryetarja e LSI e kishte gënjyer në lidhje me djegien e mandatëve, dhe se ai vetë ishte kundër këtij akti.

E ftuar në emisionin “Java” në RTSH, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka reaguar mbi këto deklarata të presidentit Ilir Meta.

Kryemadhi tha se propozoi në mbledhjen e kryesisë që ta digjte vetëm ajo mandatin por vendimi i saj u pasua dhe nga deputetët e tjerë për shkak të ngjarjeve të ndryshme në vend.

Zoti Meta tha se ju e kishit gënjyer për djegien e mandateve?
Ajo është çështje këndvështrimi dhe fati i madh është që unë do ta ndaj sot me ju për deklaratën e Presidentit Meta kur tha që Monika më gënjeu për çështjen e djegies së mandateve.

Ajo ka të bëjë me sesi e quan ai. Unë po i bie shkurt. Është e vërtetë që unë si Monikë mora vendimin për të djegur mandatin e deputetit për shkak të qenurit kryetare e LSI-së në shenjë solidariteti me të gjithë qëndrimet që do të mbanin deputetët e Partisë Demokratike, por ndodhi në fakt diçka tjetër edhe mbas një bisede me Luan Ramën dhe Petrit Vasilin si dy nënkryetarë të LSI-së ku unë parashtrova qëndrimin tim, ditën e hënë që është bërë mbledhja e grupit parlamentar.

Unë propozova që vetëm kryetarja e LSI-së të djegë mandatin dhe pjesa tjetër si një pjesë e vazhdueshme e një procesi të vendosjes në pozicion të denoncimit të asaj që ndodhtë në Parlament, ka ndodhur diçka tjetër që unë e kam thënë dhe më parë, ku deputetët e LSI-së ishin agresivë ku duke filluar nga ish-ministri z.Naço ku tha se ç‘kuptim ka mandati im si deputet kur unë kam kërkuar mbi 4 herë ministren e financave në interpelancë dhe ajo ka gënjyer 5 herë dhe nuk ka ardhur një përgjigje deputetëve të parlamentit në bazë të ligjit dhe të rregullores së Parlamentit për çështjen e buxhetit të Bashkisë së Skraparit./albeu.com/

Shtuar më 04/10/2019, ora 21:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori