Një “luan” për portën, Inter prezanton në mënyrë perfekte portierin e tyre të ri (VIDEO)

Onana tashmë dihet që është një lojtar i Interit dhe portieri më i ri i zikaltërve.

Portieri i talentuar erdhi nga Ajax me parametra zero pasi i mbaroi kontrata me klubin holandez.

Pasi kreu vizitat mjekësore dhe firmosi kontratën e tij me klubin zikaltër, Inter i ka bërë një video promo Onana-s duke e krahasuar me një luan.

“Forcë, shkathtësi, krenari, ulërim dhe një gardian për të mbrojtur territorin e tij, tamam si një luan”, kto ishin fjalët krahasuese për djaloshin që do të mbrojë portën e Interit./ h.ll/albeu.com


Shtuar 8.07.2022 10:26