Meta: Të nxisim investimet e huaja në vend
Pëlqej
Prioritetet kryesore të vitit të ardhshëm janë nxitjet e investimeve të huaja përmes progresit të vazhdueshëm dhe reformës rregullatore. Kjo ishte deklarata e Zv/kryeministrit dhe Ministrit te Ekonomisë Ilir Meta në një konferencë për shtyp përsa i takon buxhetit të vitit 2011.

Ndërsa vuri në dukje përgatitjet serioze për një buxhet i cili do të garantojë një rritje të ekonomisë, Meta shtoi se tashmë numri i investitorëve të huaj është mjaftë i lartë dhe për këtë arsye është proritet i qeverise per të shkurtuar të gjitha barrierat administrative burokratike. “Prioritetet e qeverisë janë investimet për një hidrocentral në kaskadën e Drinit dhe kjo për të kompletuar formulën, sipas një formule të një partneriteti privat-publik, e njëkohësisht dhe për më shumë ndërtime të disa hidrocentraleve” theksoi Meta duke bërë publike investimet të cilat do të merren.

Duke vijuar me një sërë akuzash ndaj kryesocialistit Rama, Meta bëri përgjegjës atë për ndikimin e vizave dhe për këtë Kryetari i Bashkisë duhet të bëjë një pendesë të madhe.
Ilir Meta nuk la mënjanë edhe akuzat që i janë bërë ditën e sotme përsa i takon fshehjes së pasurisë. Ka qëne deputeti socialist Pirro Lutaj ai që ka thënë se Meta është ndër politikanët më të pasur në vend dhe për këtë Meta kërkoi që ILDKP, Prokuroria, Europoli, Interpoli të merren me këte çështje duke e bërë transparente pasurinë e tij.

Përsa i takon akuzave të cilat i janë bërë Minsitrit të Shëndetësisë Petrit Vasili nga deputetet e Partisë Socialsite, Meta deklaroi publikisht se këto akuza janë për të dëmtuar kompanitë dhe jo ministrat.

“I kam kërkuar Ministrit Vasili të mos i përgjigjet akuzave, vijoi më tej Meta”.

Këto akuza kanë qënë të shumta nga deputetët e PS, ashtu sikurse dhe Deputeti i Partisë Socialiste Eduard Shalsi ka akuzuar Vasilin për neglizhencë të qëllimshme ndaj spitaleve.
Shtuar më 20/11/2010, ora 14:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori