Meta takon Rrahmanin, forcojmë bashkëpunimin në shëndetësi
Forcimi i bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë mes qeverisë shqiptare dhe asaj të Kosovës synon përmirësimin e cilësisë së shërbimit ndaj qytetarëve. Gjatë një takimi që kreu i Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta ka zhvilluar me ministrin e Shëndetësisë së Kosovës, Imet Rrahmani, theksi u vu në rritjen e cilësisë së kujdesit shëndetësor për qytetarët e të dy vendeve.

Meta tha se Kuvendi i Shqipërisë do mbështesë çdo iniciativë që i shërben punës së përbashkët të të dy qeverive.

Duke vënë në dukje rëndësinë e bashkëpunimit rajonal, Meta theksoi se projektet ndërkufitare, veçanërisht në fushën e shëndetësisë, i shërbejnë përmirësimit të cilësisë së jetesës të banorëve në të dyja anët e kufirit si një domosdoshmëri e përbashkët. /albeu.com/

Shtuar më 14/01/2015, ora 16:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori