Meta takon Hoffmann: Marrëdhëniet dypalëshe u intensifikuan në tre vite
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, priti sot në takim lamtumire Ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Shqipëri, z. Hellmutt Hoffmann, të cilin e falenderoi për kontributin në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe gjatë 3 viteve të fundit.

Kryetari i Kuvendit, Meta, u shpreh se shqiptarët i kushtojnë shumë vëmendje rritjes së cilësisë së bashkëpunimit me Gjermaninë, dhe në këtë drejtim të gjithë institucionet shqiptare duhet të reflektojnë rëndësinë dhe potencialin e këtyre marrëdhënieve në aktivitetin e tyre.

Ambasadori i Gjermanisë Hoffmann, vlerësoi ngrohtësinë e popullit shqiptar dhe vuri në dukje se shërbimi diplomatik në Tiranë ka qenë një kënaqësi e veçantë.

Gjithashtu ambasadori Hoffmann bëri një vlerësim të veçantë për kontributin e z. Meta në cilësinë e Kryetarit të Kuvendit, veçanërisht në funksion të forcimit të bashkëpunimit ndërparlamentar mes Shqipërisë dhe Gjermanisë. /albeu.com/

Shtuar më 13/06/2016, ora 15:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori