Presidenti i Republikës, Ilir
Meta u prit në një takim të veçantë nga
Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip
Erdogan.
Duke vlerësuar marrëdhëniet tradicionale të shkëlqyera mes dy
vendeve e popujve,
Meta dhe
Erdogan shprehën vullnetin e përbashkët për t’i zhvilluar ato më tej në të ardhmen.
“Partneriteti
strategjik midis dy
vendeve është një platformë e shëndoshë, veçanërisht në luftën kundër terrorizmit dhe përpjekjet e përbashkëta për paqe”, – u shpreh
Presidenti Meta.
Gjatë këtij takimi, dy homologët e vunë gjithashtu theksin në rritjen e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Shqipërisë dhe Turqisë.
“Kënaqësi të pritesha në një takim të veçantë nga
Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip
Erdogan dhe të vlerësonim marrëdhëniet tradicionale të shkëlqyera mes dy
vendeve e popujve dhe vullnetin e përbashkët për t’i zhvilluar ato më tej në të ardhmen.
Partneriteti
strategjik midis dy
vendeve është një platformë e shëndoshë, veçanërisht në luftën kundër terrorizmit dhe përpjekjet e përbashkëta për paqe. Vumë theksin në rritjen e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy
vendeve tona.🇦🇱🤝🇹🇷”, shkruan
Meta.
Shtuar më 04/05/2019,
ora 10:03