Napoli bën ndalesën e parë në Serie A, ndan pikët me Romën (VIDEO)

Pas tetë fitoreve radhazi në Serie A, Napoli ka bërë ndalesën e parë duke barazuar me Romën me rezultatin e bardhë 0-0.

Napoletanët kanë mbajtur topin në pjesën më të madhe të lojës, por rastet për gol kanë pasur të dyja skuadra pa arritur asnjëra prejt tyre të gjejë rrugën e rrjetës.

Me këtë barazim Napoli mban vendin e parë me pikë të barabarta me Milanin, 25. Roma qëndron në zonën Champions, pikërisht në vendin e 5 me 16 pikë. /albeu.com


Shtuar 24.10.2021 20:01