Presidenti Ilir
Meta ka pritur në një takim kreun e Lëvizjes Vetëvendosje
Albin Kurti, i cili ndodhet në Shqipëri.
Kreu i shtetit ka publikuar në faqen e tij në ‘Facebook’ një foto nga takimi në Presidencë, ndërsa thotë se e uroi Kurtin për
suksesin në zgjedhje.
“Kënaqësi të prisja sot liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, z.
Albin Kurti dhe ta uroja për
suksesin e arritur në zgjedhje.
Uroj që Kosova të ecë në rrugën e forcimit të institucioneve
demokratike, që të jetë një shembull pozitiv në të gjithë rajonin, siç e dëshmoi edhe në zgjedhjet e fundit, për standardet
demokratike, por edhe për mirëqeverisjen” shkruan
Meta.
Shtuar më 27/10/2019,
ora 19:53