Meta takohet me presidentin Ivanov
Albeu.com
Zv. Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta, u prit sot në Shkup nga Presidenti i Maqedonisë z. Gjorgje Ivanov. Gjatë takimit u diskutua mbi çështje të bashkëpunimit dypalësh, të zhvillimeve në rajon dhe të proceseve integruese në BE dhe NATO.Z. Meta dhe z. Ivanov vlerësuan nivelin e marrëdhënieve dhe shkallën në rritje të bashkëpunimit dypalësh në të gjitha fushat. Në këtë kuadër u vlerësua bashkëpunimi në nivelin më të lartë politik, për të cilin kanë kontribuar edhe takimet e rregullta të Presidentëve të dy vendeve. Të dy palët shprehën gatishmërinë që ky bashkëpunim të forcohet edhe më tej në të ardhmen.
Shtuar më 28/07/2010, ora 17:28
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori