Bossi shqiptar i kokainës në Ekuador: Ëndërroja të mbaroja juridikun!

Gramoz Rexhepi, personi që akuzohet se qëndron në krye të rrëmbimit dhe vrasjes së Jani Prengës, ka rrëfyer së fundmi se si I është future rrugës së krimit dhe trafikut të drogës.

Në pjesën e dytë të intervistës së publikuar nga gazetari Artan Hoxha, Rexhepi shprehet se para se t’i futej kësaj rruge ai ishte një student në shkollën e juridikut dhe se kishte në plan të diplomohej. Duke qeshur, Rexhepi shton se mirë që mediat nuk e kanë ditur këtë fakt sepse do t’i vinin epitetin ‘killeri me diplome juridiku’. Ai rrëfen gjithashtu se mënyra se si i mori jeta ek a detyruar të futet në këtë rrugë.

Pjesë nga intervista:

Duke pare gjithe keto ngjarje ku ju jeni perfshire gjate jetes tuaj, vrasje policesh, trafik droge, arrestime, arratisje te bujshme nga burgu, denime te renda ne disa shtete, tani kur keni mbushur 40 vjec dhe nderkohe ju presin dhe tre denime te tjera me burgime te gjata, cfare ju vjen ndermend kur ktheni koken pas?

Une ne vitin 2005 kisha ndermend te mbaroja universitetin, Fakultetin per Drejtesi, pra te diplomohesha si jurist dhe pastaj te shihja se cfare do te me sillte jeta. Nuk isha nisur per tu bere killer me pagese si me akuzuan per vrasjen e dy policeve dhe te nje personi tjeter qe kur isha 18 vjec dhe as trafikant droge. Te jesh killer me pagese dhe te studiosh per tu diplomuar si jurist jane dy pole ekstreme.

Se keshtu i bie qe jam “killer me diplome juridiku”. Dhe keto mediat ne Europe apo aty ne Shqiperi mire qe nuk e kane ditur kete fakt se pale cfare do me kishin sajuar. Me kete CV “killer me pagese me diplome juristi” me te vertete qe do te kisha perfunduar ne top-liste dhe do kisha kapur faqet e para. (qesh) Po mire qe Shqiperia eshte nje grusht vend, dihet kush ka qene dhe kush jane killerat. Une nuk kam asnje bela mbi supe te ketij niveli, nuk kam asnje hasem, nuk kam asnje armik. Skam asnje pasuri qe te me dergojne dhe ate formularin e KCK-se.

Ju jeni arrestuar disa here dhe jeni denuar per trafik nderkombetar droge, madje jeni nder shqiptaret e pare ne mos i pari fare qe jeni denuar per trafik droge ne Ekuador?

Ashtu si me ka marre jeta mua cfare prisnit te beja?! Te thashe doja te behesha jurist, dhe perfundova i akuzuar per vrasje me pagese, madje per nje krim qe denohesha me burgim te perjetshem. Kisha dy rruge, ti dorezohesha nje sistemi te padrejte dhe te kalbur ne Shqiperi qe do me conte ne burgim te perjetshem apo te kerkoja nje mundesi te dyte per te bere dicka tjeter me jeten time.

Por ajo qe me ndodhi ne Shqiperi me ndoqi pas gjithe jeten, dhe kudo qe te shkoja nuk mund te jetoja apo punoja lirisht. Isha shpallur nje person shume i kerkuar nga Interpoli ne cdo cep te botes. Pra duhej te jetoja gjithnje me rrezikun se diku, dikush nje dite do me kapte. Ne keto kushte nuk mund te gjeja nje pune normale, nuk mund te beja nje jete te lire. Serish e vetmja zgjidhje qe mu ofrua ishte te siguroja parate per te jetuar ne menyre te paligjshme. Per kete shkak u futa ne trafikun e droges. Jam marre me droge ne Hollande kur ika nga Shqiperia sepse nuk punoja dot, nuk kisha as dokumenta.

Instikti i mbijeteses me coi ne ate drejtim. Me pas ne Itali me arrestuan me 5 kile droge. Ne Ekuador me akuzojne si i perfshire ne ate ngarkesen e 249 kg kokaine, por ajo u kap ne banesen e 4 personave qe e pranuan ne gjykate se ishte droga e tyre, madje sot pas 6 vitesh jane te liruar me kusht. Nuk mu kap mua droga, prandaj nuk e kam pranuar kurre akuzen. Por edhe ne kete lloj jete, jo normale dhe te paligjshme, jam mundur gjithnje te bej miq dhe te jem korrekt aq sa te lejon kjo lloj jete dhe ky lloj “biznesi” te jesh korrekt. Pavarsisht cfare me eshte dashur te kaloj apo te vuaj mendoj se kam bere vetem miq, nuk kam armiq. Populli thote secili mban koken e vet mbi supe dhe gjithkush nga ne mban pergjegjesi per ato qe ben ne te vertete dhe jo ato qe ia sajojne te tjeret.

E verteta nuk eshte ajo qe kam degjuar keto dite te flitet ne Shqiperi, te pakten per mua. Nuk e di cfare provash ka ne te vertete policia apo prokuroria sepse nuk kam pare asnje polic apo asnje prokuror te flas publikisht me prova apo me vendim gjykate. Gramoz Rexhepi mban pergjegjesi per ato qe ben personalisht jo per ato qe te tjeret duan apo dyshojne se i bej une.

Nuk eshte se kisha qejf te madh te jepja interviste, as kam ndonje kenaqesi te jap interviste, madje as kam dhene kurre me pare. Sepse jam bere i “famshem” ne mediat shqiptare apo nderkombetare pa folur asnjehere me to. Por kete here rrethanat me detyruan ta bej kete gje, per te treguar si eshte e verteta realisht dhe se nuk mund te mbaj mbi shpine akuza kaq te renda per ngjarje qe jo vetem nuk i kam organizuar apo kryer une, por as kam patur dijeni per to dhe personat e perfshire ne keto ngjarje.

Gazetari Artan Hoxha publikoi në Abc News intervistën me Gramoz (Dritan) Rexhepin, një personazh të shumë përfolur ditët e fundit, i cili sipas prokurorisë kishte gisht në pengmarrjen e Jan Prengës pas humbjes së një sasia prej 283 kilogramësh kokainë në Angli. Gramoz (Dritan) Rexhepi shprehet nga burgu në Kuito për gazetarin Artan Hoxha se ai nuk ka asnjë lidhje me pengmarrjen e Jan Prengës, madje mohon çdo bisedë me Ndrek Prengën në lidhje me pengmarrjen e të vëllait për 283 kilogramët e kokainës, ndryshe nga sa pretendon prokuroria./abcnews


Shtuar 11.02.2020 19:22