Fati i koalicionit, Meta takon Shpëtim Idrizin
Burime nga Kuvendi bëjnë me dije se Rama është takuar me kreun e PDIU Shpëtim Idrizi.

Në fokus të takimit ka qënë kriza dhe zgjidhja e saj.

Takimi Meta-Idrizi ka ndodhur pak kohë para takimit të Metës me kreun e qeverisë Edi Rama.

Në takim ishte i pranishëm edhe ministri i Drejtësisë Petrit Vasili.

Takimi RamaMeta pritet të mbahet sot në orën 10 në Hotel Tiranë. Mësohet se Ilir Meta do të shoqërohet në këtë takim nga Luan Rama, ndërsa Edi Rama do të shoqërohet nga Gramoz Ruçi.

Kujtojmë se në 18 prill është afati i fundit për regjistrimin e koalicioneve në KQZ.

Burime jo zyrtare bëjnë me dije se kryetari i kuvendit sot mund të takojë edhe kreun e opozitës Lulzim Basha./Albeu.com/
Shtuar më 15/04/2017, ora 09:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori