Meta takim kokë më kokë me ish-presidentin e Shqipërisë: Unë dal në garë nëse...
“Së bashku me ish-Presidentin, Prof.Rexhep Meidani diskutuam sot për zhvillimet më të fundit në vend dhe rëndësinë e zgjidhjes së krizës së rëndë politike dhe institucionale."

Presidenti Ilir Meta ka pritur në zyrën e tij ish-presidentin e vendit Rexhep Meidanin, ku fokus i diskutimit kanë qenë zhvillimet politike në vend dhe rëndësia e zgjidhjes së rëndë poltike dhe institucionale.

Kujtojmë se pak kohë më parë kreu i shtetit Ilir Meta teksa kishte shpallur si datë zgjedhjes 13 tetorin, pasi anulloi me dekret datën 30 qershor, tha se ishte i gatshëm të futej në garë nëse në zyrën e tij do të vinte Rexhep Mejdani.

“Unë s’kam patur iluzione, që Shqipëria do organizojë zgjedhje daneze, kjo është çështje që kërkon kulturë tjetër. Presidenti do japë shembullin personal, nëse s’do bëjmë zgjedhje në 13 tetor, do bëjnë zgjedhje Presidenciale.

Presidenti është dhe më i hapur, nuk ka frikë nga vota e shqiptarëve, që në rast se do kryeministri të lerë dhe detyrën e Presidentit, gjithmonë duke konkurruar në 13 tetor, por me një kusht që në këtë zyrë të vij një person me shumë integritet dhe që ka qenë në këtë zyrë dhe që ka provuar që mbrojtja e interesit kombëtar, pra të jetë profesor Rexhep Meidani“, tha ai.
Shtuar më 19/11/2019, ora 19:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori