Presidenti austriak vjen nesër në Tiranë, do të pritet me ceremoni zyrtare

Presidenti i Austrisë, Alexandër Van der Bellen, do të vizitojë nesër Tiranën.

Lajmi është konfirmuar nga Presidenca e Shqipërisë.

Nëpërmjet një njoftimi për mediet është bërë me dije edhe agjenda e vizitës së presidentit austriak, Alexandër Van der Bellen do të pritet nga Begaj me një ceremoni shtetërore.

Ndër tjera është parashikuar edhe një konferencë e përbashkët për shtyp e dy presidentëve, në të cilën do të informohemi për detajet rreth takimit.

Agjenda e vizitës:

10:30 – Ceremonia zyrtare e mirëseardhjes në Institucionin e Presidentit të Republikës.

11:45 – Deklarata për media e dy Presidentëve duke vijuar më tej me një Konferencë të përbashkët për media.

17:00- Do të zhvillohet Forumi Ekonomik në Hotel Rogner (Antigonea 2), ku të dy Presidentët do të mbajnë gjithashtu fjalën përkatëse./albeu.com/