Meta sulmon Berishën: Po bojkoton miratimin e tre ligjeve
Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta sulmoi sot kryeministrin Berisha se po kthehet në bojkotues i votimit të tre ligjeve. Në një konferencë për shtyp, ai u shpreh se kryeministri Berisha nuk shprehu gatishmërinë për të kontribuar në miratimin e tre ligjeve të integrimit.


"Është për të ardhur keq që kur pritej një reflektim dhe angazhim serioz i kryeministrit Berisha për të pranuar kompromisin për votimin e tre ligjeve, ne pamë parodinë e radhës. Edhe këtë herë pamë sesi Berisha nga një kërkues ndaj aktorëve të tjerë po kthehet në bojkotues i ligjeve nga Kuvendi. E ftoj përsëri Berishën që të jetë më i qartë me këtë cështje " u shpreh Meta.


Pyetur per ate qe Berisha i ka quajtur ‘listat e zeza’ te deputeteve, Meta e ka quajtur ate tentative te radhes per diversion brenda opozites.

“Pas dështimit për të infiltruar në listat e opozitës kandidatë të tij të besuar nuk i ka ngelur tjetër vetëm të merret me diversion brenda opozitës që nuk ka për të funksionuar. Mos u habisni kur të shikoni listat e PD-se, pas sulmit te vazhdueshem per listat e PS-se, fshihet vëmendja për listat e PD-se”- ka thene ai, duke shtuar se nuk do te mungojne cudite. /albeu.com/
Shtuar më 06/05/2013, ora 16:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori