Vëllai i Maradonës reagon me lot në sy: Diego pësoi një atak kardiak
Meta sulmon Bashën: Thuaji shqiptarëve kush të ka marrë peng (VIDEO)
Presidenti i vendit Ilir Meta ka reaguar me tone të ashpra ndaj kreut të opozitës Lulzim Basha kur u pyet nga gazetarët në lidhje me qendrimet e tij se kreu i shtetit duhet të qendrojë brenda pjesës që i takon.

Sipas Metës, kreu i opozitës duhet të marrë shembullin e ish-Presidentit boshnjak Alija Izetbegoviç dhe të tregojë nëse e kanë marrë peng.

Presidenti është ushtari i parë dhe këtë duhet ta dijë kushdo.Ta dinë të gjithë edhe armiqtë e Shqipërisë se do ta marrin përgjigjen atje ku nuk i shkon mendja. Boll i futën duart këtu duke na bërë gaz i botës. Atij zotrisë i them përpiqu t ë bësh aq sa bëri Izet Begoviç kur e morën peng. Këtë popull dhe këtë vend nuk e merr askush më”, tha Meta.

Shtuar më 19/10/2020, ora 14:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori