Meta sulmon ashpër Ramën: Buburrec trendi, përse ke frikë? (FOTO LAJM)

"Pse mblidhesh si buburrec e fshihesh pas Tëitterit?! Je aq frikacak sa trembesh edhe nga protestat e popullit në Kirgistanin e largët!"

Zëdhënësi i Presidentit Meta, Tedi Blushi ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Rama duke e cilësuar sërish si "buburrec" që ka frikë edhe nga protestat në Kirgistan.

"Buburrec Trendi respekto urgjent 5 Qershorin se le nam dhe dënoi në emër të OSBE-së zgjedhjet e Kirgistanit që ishin si të Shijakut dhe Dibrës. Me Presidentin ti je vite dritë larg.

Ishe ti që i fute në Parlament dhe i vendose në krye të Bashkive, kriminelët dhe trafikantët. Këtë e di e gjithë bota! Presidenti të ka ftuar në Përballje!

Po pret studion televizive dhe orën! Pse ke frikë?! Pse mblidhesh si buburrec e fshihesh pas Tëitterit?!

Je aq frikacak sa trembesh edhe nga protestat e popullit në Kirgistanin e largët!

Ora e Përballjes po afron! As në skutat e Twitter-it nuk do fshihesh dot po nuk respektove urgjent Marrëveshjen e 5 Qershorit!", shkroi Blushi. /albeu.com/

Shtuar më 15/10/2020, ora 17:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori