Meta: S'më vjen turp që jam burri i Monikës, atë e njoha tek partia e Ramës (VIDEO)
Presidenti Meta ka folur edhe për akuzat ndaj faktit se ai është bashkëshorti i kryetares së një partie opozitare, gjë e cila sipas të majtëve e bën që të marrë vendime të njëanshme.

"Nuk e kam tyupr që jam burri i Monikës, atë e kam gjetur aty në partinë që drejton Rama. Ai e di shumë mirë që në detyrat e mia unë di të ndaj marrëdhëniet personale dhe institucionale", tha Meta.

Meta tha se "Agjenda ime është agjenda e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, vend anëtar i NATO-s prej 10 vitesh".

"E dyta, jam Presidenti i një vendi që nuk dëshiron të dalë nga rruga europiane të dielën dhe në çdo moment në të ardhmen, sepse ka qënë Korea e Veriut e kontinetit tonë për 45 vite.

Agjenda ime nuk është agjenda bolshevike "Të gjitha pushtetet sovjetëve" dhe as agjenca "Ram Ik" e Lulit, Monës dhe doktorit.

Agjenda ime është shumë e thjeshtë, ajo e reflektimit", vijoi Presidenti Meta. /albeu.com/
Shtuar më 27/06/2019, ora 14:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori