Meta: S'kemi kohë për arrogancë, demokracia nuk është "one man show"
Kreu i LSI-së, Ilir Meta, gjatë një takimi me të rinjtë e LRI-së, tha se e ardhmaja është e tyre dhe se vendi dhe shqiptarët nuk kanë kohë për të humbur.

"Nuk kemi asnjë minutë për të humbur as me arrogancën e njërës palë as me ultimatumet e palës tjetër për ti dhënë vendit zgjedhje të lira e të ndershme të gjithëpranuara nga të gjithë.

Ndaj ne nuk do kursejmë energjitë tona, nuk na dhimbsen as karriget tona, që nga imja i pari, ministrave për ti dhënë zgjedhjendershme politike vendit dhe shqiptarëve e për të mos u bërë turpi i Evropës në vitin 2017", tha Meta.

Meta gjithashtu u shpreh prerë se "Kërkojmë një Shqipëri pa drogë dhe një parlament që të përfaqësojë qytetarët dhe jo krimin e organizuar dhe lobet që po atrofizojnë ekonominë e vendit me monopole, koncencione dhe klanet e kapura. Nuk duam bizesmenë që vijnë për tendera dhe për t'i vënë gjoba qeverise dhe parlamentit.

"Demokracia nuk është e nuk mund të jetë "one man show", por një shans për të gjithë", tha kryeparlamentari Meta. /albeu.com/

Shtuar më 09/04/2017, ora 13:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori