Meta s'ka ndërmend të ndalet, kë pret sonte në Presidencë?
Mbrëmjen e sotme Meta do të presë në zyrën e tij në orën 18:00, ish-Presidentin Bamir Topi për të diskutuar për krizën e thellë ku ndodhet vendi.

Presidenti Meta ka zhvilluar ditët e fundit një seri takimesh me opozitën dhe ish-funksionarë të lartë të shtetit, me qëllim dhënien fund të krizës politike në të cilën ndodhet vendi prej afro një viti.

Meta ka zhvilluar takim me opozitën dhe kryetarin e PD-së Lulzim Bashës, si edhe me ish-presidentin Rexhep Medani.

Ndërsa paraditen e djeshme, Meta u takua mes ish-kryeministrin Sali Berisha.

Gjithashtu, presidenti pati edhe një takim me kryetarin e KLP-së, Gent Ibrahimi, si edhe me Shoqërinë Cilive.
Shtuar më 21/11/2019, ora 17:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori