Meta: Situata në HEC-e nën kontroll
Pëlqej
Ilir Meta
Ministri i Ekonomisë, Tregëtisë dhe Enegjitikës Ilir Meta ka deklaruar se situatahidrocentrale është nën kontroll dhe garantoi se situata nga përmbytjet vitin e kaluar nuk do të ndodhë më.

Në një konferencë për shtyp ministri Meta ka theksuar se kuotat në hidrocentrale është në nivele optimale. Sipas tij hidrocentralet po prodhojnë në mënyrë maksimale që të menaxhohet në mënyrë sa më të mirë situata në tre hidrocentralet e vendit. Ndërkohë ministri Meta është shprehur optimist se situatahidrocentrale do të vijë drejt përmirësimit.

“Jam optimist për përmirësimin e situatës sepse Fiera është nën kontroll të plotë. Kemi nivele të kordinuara dhe këto prurje anësore në hidrocentralet e Komanit dhe Vaut të Dejës janë fenomene të përkohshme dhe jo të qëndrueshme” theksoi Meta.
Shtuar më 11/11/2010, ora 12:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori