Meta si Rama, ngre zërin përballë Fevziut e flet për revolucion
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, gjatë intervistës në Opinion ka përmendur edhe fjalën revolucion ndërkohë që ishte duke folur për tubimin e 2 Marsit.

Sipas tij, nëse nuk do të funksionojë Prokuroria e Posaçme, për të zgjidhur ngërçin e Gjykatës Kushtetuese, mund të lind nevoja e një lëvizjeje të tillë.

“Unë në shesh do t’i drejtohem popullit, do ta dëgjoj. Unë i shfrytëzova të gjitha mundësitë e mia. Do të përshkallëzojë veprimet.

Unë e kam të bindur se populli shqiptar e ka të qartë se tani është një betejë finale për të rivendosur rendin kushtetues, demokratik e llogaridhënës”, tha Meta. /albeu.com/

Shtuar më 27/02/2020, ora 22:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori