"Janë disa diplomatë që janë bërë si leckat e Edi
Ramës, t’i themi gjërat drejt.
Këta jo vetëm që janë bërë palë, por janë dhe justifikim i
Ramës për çdo dështim të tij dhe të Shqipërisë, pasi ai i nxjerr dhe i përdor ata… rasti i fundit është një rast flagrant."
Presidenti Ilir Meta i është referuar sërish vendimit të tij për të shpallur ‘non grata’ ambasadorin e OSBE-së në Tiranë Borschardt, duke thënë se vendimi ishte personal mbi figurën e ambasadorit dhe jo për OSBE-në si institucion.
Reagimi i Ramës:
Meta: Ky është qëndrim ndaj personit padyshim. Në vlerësimin tim qëndrimet e tij janë krejt të ndryshme nga qëndrimet e OSBE-ODIHR. Unë nisem nga ajo që
këta po e teprojnë shumë. Janë disa diplomatë që janë bërë si leckat e Edi
Ramës, t’i themi gjërat drejt.
Këta jo vetëm që janë bërë palë, por janë dhe justifikim i
Ramës për çdo dështim të tij dhe të Shqipërisë, pasi ai i nxjerr dhe i përdor ata… rasti i fundit është një rast flagrant. Katica jonë është Dvorani.
Dua t’ju them që e kam paralajmëruar që në korrik atë dhe i kam thënë zëdhënësit tim ti thotë nga ana ime se kjo është diçka serioze dhe të mos, sepse këtu nuk ka shaka, këtu flitej për gjykatën Kushtetuese.
Shtuar më 18/11/2019,
ora 21:07