Meta si Haradinaj, nuk largohet nga Kosova pa vrapuar në Gërmi
Pëlqej
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, qëndroi dy ditë për vizitë zyrtare në Kosovë.

Ai kishte zhvilluar shumë takime me përfaqësues institucional e politik në vend ndërsa ishte akomoduar në hotelin e Pacollit bashkë me një pjesë të stafit të tij.

Por gjesti që bëri mëngjesin e së enjtes, habiti policët e rëndit dhe qytetarët që ndodheshin në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë.

Ishte ora 05 e 30 minuta kur president Meta i veshur në rroba sportive doli nga hoteli dhe i “luti” policët që ta dërgojnë në Gërmi për të vrapuar.

Policët me veturën zyrtare e dërguan presidentin në Gërmi ku e priten për rreth dy orë derisa e përfundoi vrapimin dhe më pas rreth orës 08:00 e kthyen sërish në hotel për të vazhduar më pas me agjendën e tij zyrtare, raporton Indeksonline.

Gërmia është edhe vendi i preferuar i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj i cili shpesh herë publikon edhe fotografi nga vrapimi.

Parku Gëria ndodhet në periferi të Prishtinës dhe është tepër i frekuentuar nga qytetarët.
Shtuar më 13/10/2017, ora 13:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori