Meta shpërthen për Tahirin: Mbushi Europën me drogë
Presidenti Ilir Meta pas shumë kohësh ka vendosur që të reagojë në lidhje me cështjen e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Ai ndër të tjera e ka quajtur një “delinkuent që mbyti Europën me droge”.

I pyetur në emisionin “Fakt” se “ç’koment ka për ish-ministrin”, kreu i shtetit u përgjigj:

“Po ç’koment mund të kem unë për një delikuent që mbyti me drogë jo vetëm Shqipërinë, por gjithë Europën”.

Një person i tillë s’duhet të ishte bërë Ministër i Brendshëm, por duke pasur insistimin e kryeministrit mendova mos t’iu hiqnim këtë mundësi, tha Meta. /albeu.com/
Shtuar më 02/11/2018, ora 20:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori