Meta shpërthen ndaj Ramës tek Arian Çani: Të më thotë dëshmor ai qen bir qeni!
"Unë jam Ilir Meta, jam nga Skrapari. Mua të më thotë dëshmor ai qen bir qeni..."

Mbrëmjen e sotme në "Zonë e Lirë" është i ftuar Presidenti Ilir Meta.

Kryeministri Rama e bëri këtë deklaratë dje në Kuvend, ndërsa sot Presidenti Meta i ka kthyer përgjigje.

"E para, të frikësohet luani nga lepuri nuk ndodh. E dyta, lepurin e kanë kapur në qark. Unë e kam thënë dhe më parë që nuk është aq trim sa presidenti i Bosnje Hercegovinës sa kur e kapën peng serbët në aeroport,… Bën si i fortë me shqiptarët duke shpërdoruar ato pushtete që i ka grabitur në mënyrë anti-kushtetuese.

Po i them sot mos guxo të provokosh trazira në Shqipëri si ke bërë gjithë këto vite për llogari të Soros dhe të miqve të tu serb se nuk do kesh të bësh me Ilir Metën, por me shqiptarët, prandaj nuk del në studio ai.

Prandaj nuk del në studio ai, çuni i Kristaqit, që thotë se jam krenar për babanë që vari Havzi Nelën. Të ketë kujdes se ka 4-5 vite që provokon popullin tonë, që bën lojëra. Ka ardhur momenti që do ketë ndarje mes shqiptarëve dhe shqipfolësve, midis të shiturve dhe atyre që e duan Shqipërinë. ai është një pinok, është një mashtrues.

Unë jam Ilir Meta, jam nga Skrapari. Mua të më thotë dëshmor ai qen bir qeni. Vë në diskutim në mënyrë të poshtër kufijtë e Kosovës. Të zbrazi Soros Shqipërinë për llogaritë e veta kjo nuk ndodh”, tha Presidenti.

"Ilir Meta ka atë fuqi që ta bëjë sot atë të mos ketë vrimë të Shqipërisë ku të futet. Po vdesin njerëzit në spitale dhe nuk i deklarojnë. Roli im është t’i dalë për zot Kushtetutës. Mos më thoni tani t’u jap emrat edhe të analistëve që paguhen nga Soros. Kemi ardhur në një moment final, sovraniteti i RSH si në aspektin shtetëror dhe në aspektin e sovranitetit të popullit shqiptar që është vendosur në diskutim kritik nga votimi i djeshëm. Të jesh dëshmor i Kombit është krenari e madhe, të përfundosh si ai është gjë e tmerrshme", u shpreh Presidenti Meta.
Shtuar më 30/10/2020, ora 21:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori