Meta shmang Kryemadhin dhe takon Vasilin nga LSI
Presidenti i vendit vijon takimet me përfaqësuesit e opozitës pas thirrjes që u bëri dje.

Pas takimit me Bashën në orën 09:00, ai priti edhe LSI-në, por ndryshe nga PD ku u paraqit kryetar, nga partia e drejtuar nga Monika Kryemadhi nuk u paraqit kjo e fundit, njëkohësisht edhe bashkëshortja e Presidentit, por Petrit Vasili i cili mban detyrën e kreut të Grupit Parlamentar.

Meta ka bërë edhe një postim në Facebook në lidhje me takimin me Vasilin.

“Në vijim të konsultimeve me partitë politike për zgjidhjen e krizës aktuale në vend, prita sot në takim Nënkryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, z.Petrit Vasili. Kërkohet përgjegjshmëri dhe sjellje europiane nga të gjithë”-shkruan Meta.
Shtuar më 27/06/2019, ora 12:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori