Meta shkarkohet nga detyra pas mosdekretimit? Ish-ministri thyen heshtjen
Mbrëmjen e djeshme presidenti Ilir Meta ka vendosur të mos e dekretojë emrin e ri për ministër të Brendshëm, Sandër Lleshin, i cili u propozua nga kryeministri, Edi Rama menjëherë pas dorëheqjes së Fatmir Xhafajt nga Ministria e Brendshme.

Këtë vendim mësohet se presidenti Meta, ia ka komunikuar vetë në zyrën e tij, Sandër Lleshit, pas një takimi kokë më kokë në Presidencë.

Presidenti nuk krijoi bindjen e plotë për të mbështetur pozitivisht kandidaturën e propozuar”,njoftoi sot Presidenca.

Por pas kësaj një pyetje e re ka lindur në politikën shqiptare.

A do të shkarkohet presidenti Ilir Meta nga detyra pas mosdekretimit të Sandër Lleshajt?

Lidhur me këtë çështje ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka bërë një sqarim ligjor për të gjithë ndjekësit dhe miqtë e tij në rrjetin social Facebook.

Teksa i referohet nenit 90.2, Manjani shkruan se Presidenti i Republikës mund të shkarkohet nëse ka kryer një krim të rëndë, ose ka shkelur rëndë Kushtetutën, votojnë jo më pak se 93 deputetë pro shkarkimit dhe vendimin e shkarkimit duhet ta vlerësojë Gjykata Kushtetuese.

“Nuk kam si e nga ta di do shkarkohet Presidenti apo jo. Por mund t’u sjell në vemendje nenin 90.2 të Kushtetutës.

Sipas këtij neni Presidenti i Republikës shkarkohet nga Kuvendi kur;
1. Ka kryer një krim të rëndë, ose ka shkelur rëndë Kushtetutën. Nuk besoj se mosdekretimi i Sandrit është i tillë.
2. Votojnë jo më pak se 93 deputetë pro shkarkimit. Rilindja e vetme nuk i ka kaq numra në Kuvend.
3. Vendimin e shkarkimit duhet ta vlerësojë Gjykata Kushtetuese, e cila nuk ekziston”, shkruan ai.

Postimi i Manjanit

Sqarim ligjor, përsëri për ata që më shkruajnë:

Pyetja e radhës është: a do shkarkohet Presidenti i Republikës pas mosdekretimit?

Përgjigja ime është:

Nuk kam si e nga ta di do shkarkohet Presidenti apo jo. Por mund t’u sjell në vemendje nenin 90.2 të Kushtetutës.

Sipas këtij neni Presidenti i Republikës shkarkohet nga Kuvendi kur;
1. Ka kryer një krim të rëndë, ose ka shkelur rëndë Kushtetutën. Nuk besoj se mosdekretimi i Sandrit është i tillë.
2. Votojnë jo më pak se 93 deputetë pro shkarkimit. Rilindja e vetme nuk i ka kaq numra në Kuvend.
3. Vendimin e shkarkimit duhet ta vlerësojë Gjykata Kushtetuese, e cila nuk ekziston.

Besoj ku nen e sqaron plotësisht pyetjen.

Të dielë të mbarë! /albeu.com/

Shtuar më 04/11/2018, ora 09:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori