Meta sfidon Ramën: T'a bëjmë Petrit Vasilin kryeministër
Ilir Meta, kreu I LSI-së në ikje gjatë mbledhjes së Komitetit Drejtues Kombëtar, ka prezantuar kryetarin e ri të LSI-së, Petrit Vasili.

“Me Petrit Vasilin në krye, LSI do të njohë vetëm rritje. T’i japim shans Vasilit të jetë njësh i LSI, me përkrahjen tuaj mund të bëhet edhe njësh i Qeverisë. Bëj shaka, ju e zgjidhni vetë kë doni kryeministër”, u shpreh Meta.

Ndërkohë Vasili në fjalën e tij u shpreh i bindur për ta nxjerrë LSI-në forcën e parë politike në vend.

“Nuk mund të ishim të lumtur tja dhuronim kryetrarin e LSI zgjidhjes politike, por ne jemi mësuar të sakrifikojmë për vendin, ndërsa të tjerët jo.

Pozicioni i kryetarit të shtetit do jetë vërtet kryetari i shtetit, pasi do jetë i gjithë shqiptarëve. Më në fund kemi një kryetar që ka qetësinë e duhur dhe ka derën e hapur për çdo shqiptar.

Për LSI do bindim të gjithë për të krijuar atë Shqipërinë që duam, pra duke eliminuar armiqësitë.

Gjeja kryesore që na ka mësuar Meta është të mos armiqësohemi me njëri-tjetrin.

Objektivi ynë është LSI forcë e parë në zgjedhjet e 2017. Kushdo që e dëgjon objektivin kërkon të dëgjojë edhe Pse-në. LSI punon me bindje për të ardhmen e shqiptarëve. LSI ka punuar dhe punon me bindje për të ardhmen e shqiptarëve.

Kjo fillon tek rinia shqiptare. Ka një liri që ekziston, ecën dhe na prin në gjithë territorin. Një Shqipëri me të ardhme, është një Shqipëri me rini. Ne nga sot startojmë me skuadrat tona, punën për të ecur përpara- tha Vasili. /albeu.com/
Shtuar më 30/04/2017, ora 11:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori