Meta sfidon Ramën: Para se të më shkarkojnë, do i shkarkoj unë!
A ka frikë Ilir Meta?! Presidentit Meta ka deklaruar se është i përgatitur për çdo skenar të maxhorancës e cila tashmë prej kohësh ka filluar proceduarat për shkakrimin e tij.

Meta u shpreh se edhe po të shkojnë me tanke në Presidencë, ata do të marrin përgjigjen shembullore, ndërkohë që shtoi se para se ta shkarkojnë do ti shkarkojë ai me popullin shqiptar.

“Jam përgatitur për te gjitha skenarët. Edhe me tanke po te vijnë ne Presidence do marrin përgjigjen me shembullore.

Para se te me shkarkojnë ata do i shkarkoj unë me popullin shqiptar. Po e bej te qarte, jam gati për çdo skenar. Ata le te vazhdojnë, unë do tu jap përgjigje shembullore.”- u shpreh Meta në Open.

Shtuar më 17/02/2020, ora 22:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori