Presidenti Ilir
Meta deklaroi sot për mediat se është i
gatshëm të bëjë
testin e
shëndetit mendor, madje edhe atë të drogës dhe se këtë duhet të bëjnë të gjithë politikanët dhe drejtuesit në vend.
“Jam i
gatshëm të bëj
testin e
shëndetit mendor dhe pas kësaj krize duhet të vëmë
testin e
shëndetit mendor dhe po kështu jam i
gatshëm të bëjë edhe
testin e drogës, Ndërsa për
testin e shqiptarit e kam bërë dhe do e bëj gjithmonë”, deklaroi
Meta.
Më tej ai foli për një grup të strukturuar kriminal që po çon vendin në greminë.
“Komplot kundër demokracisë dhe gjithë qytetarëve që duan demokraci të vërtetë europiane dhe perëndimore. I kam bërë të qartë zotit Basha dhe zonjës Kryemadhi që të jenë të kujdesshëm të mos bien pre e provokimeve të një grupi të strukturuar PPP dhe një d e vogël (PPPd). Një grup i strukturuar që vepron kundër shtetit”, tha
Meta.
Shtuar më 02/07/2019,
ora 12:04