Meta sërish thumbon Thaçin dhe Ramën
Presidenti Meta ka konfirmuar edhe njëherë qëndrimin e tij të palëkundur, që Shqipëria të mbetet një faktor stabilizues dhe europianizuesrajon dhe të vendosë fr çdo delirimi folklorik që nuk i shërben kontributit të saj në NATO dhe në Bashkimin Evropian.

Meta e bëri këtë deklaratë në Konferencën për ‘Sfidat në Ballkan’ ku qëndrimi i Presidencës ka qenë në unison me atë të partnerëve europianë që janë shprehur kundër idesë për shkëmbimin e territoreve midis Kosovës dhe Serbisë të promovuar nga Rama, Thaçi dhe Vuçiç

‘Kontributi themelor i Shqipërisë në rajon është si faktor stabiliteti. Çdo delirim tjetër folklorik nuk i shërben as Shqipërisë, as besueshmërisë së saj, as kontributit të saj për #NATO-n dhe Bashkimin Europian.

Ne i kemi të gjitha mundësitë, siç e kemi treguar pozitivisht që nga kriza e Kosovës dhe në vijimësi, që jemi një faktor stabilizues dhe europianizuesrajon, jo vetëm si Shqipëri, por edhe si shqiptarë.’ shkruan Meta
Shtuar më 22/05/2019, ora 21:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori