Rizgjedhjen e Martin
Schulz në
krye të
Parlamentit Evropian është përshëndetur edhe nga kreu i Kuvendit, Ilir
Meta i cili u shpreh se
Schulz është mik i Shqipërisë dhe avokat i integrimit
evropian te rajonit.
“Zgjedhja e Martin
Schulz është mesazh pozitiv për të ardhmen e BE.
Schulz është mik i Shqipërisë dhe avokat i integrimit
evropian te rajonit”, është shprehur
Meta.
Martin Shulz është rizgjedhur sot në
krye të
Parlamentit Europian. Ai ka siguruar mbështetjen e grupimit të PPE-së, duke u bërë kështu Presidenti i parë që merr dy mandate në
krye të
Parlamentit Europian, i cili nisi sot punën me përbërjen e re të zgjedhur në votimet e mbajtura në muajin maj. /albeu.com/
Shtuar më 01/07/2014,
ora 15:49