Thojini stop zakoneve të këqija! Si të kujdeseni për flokë të yndyrshëm

Flokët e yndyrshëm, po ashtu si lëkura e yndyrshmë, janë shkaktuar nga një prodhim i tepërt i yndyrës së flokëve.

Normalisht yndyra shërbën për të mbrojtur flokun, por kur është e tepërt i bën jo të këndshëm për tu parë. Shkaqet ndonjëhërë janë gjënetikë, por dhe një stil jetese jo i mirë mund të shfaqi probleme.

Për fat të mirë, me kurat e duhura edhe flokët e yndyrshmë mund të transformohen.

Me që bëhen pis thjeshtë, lajini flokët sa hërë e keni të nëvojshme ( dhe cod ditë), por përdorni dy lloj shamposh : një specifik për të normalizuar prodhimin e yndyrës dhe një delikat për larje të shpeshta.

Shkrijeni gjithmonë më ujë përpara së ta vëndosni te koka dhe mos e masazhoni gjatë: do stimuloni lëkurën për të prodhuar më shumë yndyrë. Përdorni ujë të vakët dhe bëni gjithmonë larjen përfundimtare me ujë të ftohtë për të mbyllur poret në lëkurën e flokëve.

Përdorni balsamin nëse këni flokë të gjatë dhe vendoseni tek majat.

Përsa i përket tharjes, mos i krihni flokët e lagur me krëhër ose me krëhër me dhëmbë të ngushtë ( por kjo e fundit vlen për të gjitha llojet e flokëve) dhe kur i thani përdorni ajër të vakët, dukë e mbajtur tharësen e flokëvë të paktën 15 cm në largësi.

Për ti bwrw kacurela mos përdorni vaj ose xhel që rëndon. Përdorni shkumën dhe nëse keni një tip floku që ju lejon, më pas lërëni të thahen vetë.

Të gjitha këto mënyra shërbëjnë për të trajtuar në mënyrë delikate lëkurën e flokëve.

Një herë në javë bëni një maskë argjilë për të aplikuar vetëm tek rrënjët.

Si përfundim, mbani mend që sa më shumë prekni flokët, aq më shpejt bëhen pis. Thojini stop zakoneve të këqija!


Shtuar 1.10.2020 20:53