Meta: Rinovim strukturave të LSI në Fier e Berat
Ilir Meta
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta paralajmëroi rinovimin e strukturave lokale të Partisë në Fier dhe Berat gjatë fjalës së mbajtur në Kryesinë e Përgjithshme e cila zhvilloi punimet sot në Tiranë.

Duke e konsideruar këtë proces si fazën e rigjallërimit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, dhe të ripërtëritjes të saj, Meta tha se në këtë proces Lsi do të marrë disa angazhime dhe do të vendosë disa objektiva, duke filluar me realizmin dhe përfundimin e zgjedhjeve edhe në të 11 njësitë e Kryeqytetit deri në dhjetor por njëkohësisht edhe me shpalljen e zgjedhjeve për të gjitha njësitë vendore të LSI në qarkun e Fierit dhe në qarkun e Beratit, dhe në 20 dhjetor në Elbasan.

Sipas Metës, qëllimi është që deri në 15 dhe 20 dhjetor edhe në këto tre qarqe të jenë ripërtërirë të gjitha strukturat e LSI për të vazhduar më pas me një kalendar dinamik që do të na krijojë mundësinë që në fillim të vitit të ardhshëm ne të kemi përfunduar këtë proces në të gjithë vendin.

“Para se të hyjmë në çështje më konkrete, nuk mund të mos theksoj rëndësinë, e takimit të iniciuar nga kryetari i PD, Kryeministri Berisha, me të gjitha forca politike parlamentare por edhe me përfaqësuesit më të shquar dhe më aktiv të shoqërisë civile, sa i takon zgjedhjeve në Shqipëri për të nisur konkretisht, jo më me shtesa verbale por me një program konkret bazuar mbi rekomandimet e OSBE /ODHIR punën për reformën zgjedhore, që do të garantonte standardet më të larta të zgjedhjeve në të ardhmen në vendin tonë”, tha Meta.

Ai tha se LSI, e ka kërkuar me kohë nisjen e një pune konkrete të një platforme të prekshme për të përmirësuar më tej standardet e zgjedhjeve në vendin tonë, për këtë qëllim kemi organizuar dhe tryeza në të kaluarën, jemi konsultuar kemi bashkëpunuar ngushtë me përfaqësues të shquar të shoqërisë civile me OSBE/ODHIR dhe partnerë të tjerë ndërkombëtarë, ndaj duke përshëndetur këtë iniciativë, ne do të marrim pjesë në këtë tryezë edhe me mendime konkrete dhe me synimin që mundësisht brenda vitit të përfundojë kjo reformë zgjedhore, në mënyrë që me ligj të thellohet transparenca e proceseve zgjedhore në Shqipëri dhe të garantohet plotësisht.
Shtuar më 20/10/2010, ora 21:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori