Meta: Rinia, aseti më i çmuar i shoqërisë
Studentë nga e gjithë Shqipëria janë pritur sot në sallën e Seancave Plenare nga kreu i Kuvendit Ilir Meta i cili njohu studentët me rolin dhe funksionimin e parlamentit. Z. Meta falënderoi Ambasadorin e OSBE, z. Florian për ftesën e tij, por mbi të gjitha për angazhimin e OSBE në këtë projekt shumë të rëndësishëm i cili motivon shumë të rinjtë shqiptar.

Meta përcolli për të rinjtë një mesazh të rëndësishëm duke nënvizuar se një vend demokratik nuk mund të kuptohet pa të rinjtë dhe se roli, angazhimi i tyre i po bëhet përcaktues për të ardhmen e vendit.

Nga ana e tij Ambasadori Florian Raunig vlerësoi punën e të rinjve lidhur me esetë me temë “ ǒështë demokracia për mua?”.

“Është diçka e rëndësishme që ne po thërrasim qytetarët e rinj që të marrin pjesë në jetën demokratike dhe të dinë institucionet nga afër. Të njohin thelbin e demokracisë” , - u shpreh z. Raunig

Z. Meta njohu të rinjtë me rolin dhe rëndësinë e këtij tempulli të demokracisë ku takohen të gjithë përfaqësuesit e zgjedhur të popullit shqiptar. Një institucion kyç ku duhet ngritur në një standard të ri në nivelin e funksionimit të tij. /albeu.com/
Shtuar më 13/11/2013, ora 14:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori