Topalli: Basha ka shitur çdo kauzë të demokratëve për interesa financiare, lëvizja e Berishës do të sjellë reformim në PD

Ish-kryetarja e Kuvendit gjatë qeverisjes së Sali Berishës, Jozefina Topalli është mbrëmjen e sotme  e ftuar në emisionin “Quo Vadis” në Vizion Plus.

Ajo ka folur për ngjarjet e fundit në Partinë Demokratike dhe “luftën” mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kryetarit të PD-së Lulzim Basha.

Kryemadhi është pozicionuar krah Berishës duke thënë se lëvizja e tij do të sjellë një reformism të PD-së, ndërsa ndaj Bashës ka hedhur akuza.

Topalli tha se Basha ka shitur PD-në për interesa dhe ambicie finanicare dhe ka shitur çdo kauzë të PD-së.

“Jo pak herë e kam pyetur veten pse hesht Sali Berisha për Lulzim Bashës, por në të njëjtën kohë e kam justifikuar me faktin sespse ai në zyrën e tij, në vitin 2013, kishte thënë që ‘unë u kam dhënë fund betejave të mia politike’. Dhe kur njeriu thotë këtë gjë, ishte e pandershme që t’i kërkoje Berishës një luftë që duhet ta bënim ne. Historia tregoi se, pavarësisht se me kolegët e tjerë u përpoqëm të ngrinim alarmin, por nuk ia dolëmtë ngrimin anëtarësinë siç po ndodh tani. Është fakt që në politikë “timing” është thelbësore. Kështu pavarësisht sesi shkuan gjërat dhe cila është arsyeja filletare e nisjes së kësaj lëvizje, që nisi pas vendimit personal të Bashës për të përjashtuar Berishën, ajo është një lëvizje tektonike. Si lëvizje është pozitive. Sigurisht është e frikshme sesi Basha me një dalje televizive të regjistruar në video, në zyrë e tij, kohë më përpara se ta përcillte dhe duke pranuar se ishte vendimi i tij personal, është gjëja më e pabesueshme. Ishtë finalizimi I qëndrimi më i papërgjegjshëm, më i paligjshëm dhe më antidemokratik që ka patur politika shqiptare gjatë këtyre tre dekadave, majtas apo djathtas. Në këtë kuptim, është fat që të gjithë e janë larguar, sepse ai është njeriu që ka sjellë dështime në PD dhe ka shitur çdo kauzë të demokratëve për interesa dhe ambicie financiare të tij dhe familjes së tij. Dhe po ashtu ka ngjizur një lëvizje që unë besoj që do të bëjë një reformism të thellë në PD, që është emergjente dhe pak e vonuar”, tha Topalli./albeu.com


Shtuar 1.11.2021 21:39